Edhe pse bora ka pushuar dhe kushtet atmosferike janë përmirësuar, qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor Krujë-Qafë-Shtamë mbetet i vështirë për shkak të ngricave. Drejtuesit e automjeteve që synojnë të kalojnë këtë zonë këshillohen të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.
Ndërkohë, rruga deri në fshatin Nuajë është e hapur dhe qarkullohet pa probleme.
Në disa fshatra të Malësisë së Krujës ka pasur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për të stabilizuar situatën.