Raportohet së fundmi se rrjedhjet e gazit kanë vështirësuar kërkimet për 3 minatorët kinezë që kanë mbetur të bllokuar prej së shtunës në galerinë 21 të minierës së Bulqizës ku ndodhi rrjedhje gazi të hidrogjenit.
Mësohet se ekspertët e Avari Shpëtimit dhe RISHMI-t ndodhen në nivelin 16-të minierës pa mundur të deportojnë më poshtë për t’u ardhur në ndihmë minatorëve, të cilët shpresohet të jenë gjallë.
Kërkimet dhe përpjekjet për t’u futur në nivelin e 21 të galerisë kanë nisur që prej të shtunës, ditën kur u shënua incidenti. Tre të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në spital, ndërkohë që nuk dihet fati i tre kinezëve. (XH.A/SHUPLAKA)