Ish-kryetari i komunës Baz në rrethin e Matit, 58-vjeçari Fatmir Kurti i ka dhënë fund jetës këtë të hënë duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit. Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Burrelit, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që të kërkohet dërgimi i tij në Tiranë me anë të një helikopteri. Gjatë transportimit të tij me helikopter drejt Tiranës 58-vjeçari ka ndërruar jetë.
Sipas një portali online grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po heton paraprakisht per problemet ekonomike te Kurtit, te cilat mund ta kenë shtyrë drejt aktit të vetëflijimit. 58-vjeçari la pas tre femijë, dhe gruan e tij. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar një kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fotoksinë. Po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Detaje:
Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me vetëhelmimin me fotoksinë të shtetasit Fatmir Kurti (Miri), ju informojmë se ka ndërruar jetë gjatë mberritjes me helikopter në Spital në Tiranë. Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)