Një grua nga fshati Tapi në Kuçovë, i ka dhënë fund jetës pasditën e sotme. Lulzime Mema 47 vjeç nënë e 3 fëmijëve ka qënë vetme në banesë në momentin që ka pirë disa kokrra fostoksinë.
Mema është gjetur nga djali i saj 17 vjeçar ende me shenja jete dhe ka lajmëruar menjëherë urgjencën. Edhe pse është dërguar në spitalin Rajon të Beratit, gruaja ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.
Gruaja ka deklaruar në momentet e fundit të jetës se helmin e kishte blerë vetë dhe se e kishte pirë me vetëdije.
(K.H/Faxweb.al)