Nesër në orën 12:00 do të mbahet protesta e opozitës ashtu siç ishte paralajmëruar dhe më parë. Në lidhje me këtë duket se lajmet që qarkullojnë se mund të ketë dhe dhunë pavarësisht së këtë gjë sapo e mohuan Basha dhe Kryemadhi, kanë shqetësuar kampionin e botës në ‘kick-boks’ Ismail Ketën i cili ka përcjellë një mesazh për shqiptarët.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’ Ismail Keta shpreh mbështetje për atë që duan të protestojnë për hallet që i shqetësojnë por sulmon ashpër ata që janë për një protestë jopaqësore. Duke sjellë ndërmend vitin e mbrapshtë 97’ dhe 21 janarin Keta thotë se shqiptarët nuk duhet të bien pre e politikës shqiptare të pangopur.
POSTIMI I PLOTË:
Miq dhe dashamirësi nga Shqipëria.
Ju e dini që unë jetoj ne Gjermani sebashku me familjen, vëllezër e motra dhe falë ZOTIT punët i kam shumë mirë këtu ?
Nuk më intereson politika, por Shqipëria, prandaj mendova ta bëj këtë status për protesten nesër (dt 27).!!!
Unë kam shikuar gjithmonë çdo njeri si shqiptar dhe të tillë respektuar pa dallim ideje/feje.
Për sa i përket anës politike unë vij nga një familje me bindje të djathtë.
Kam shumë miq nga të djathtët dhe të majtët që ju jam mirënjohës për respektin ndaj meje, por aspak respekt për çfarë kanë bere për Shqipërinë.!
Nuk jam simpatzant i Edi Rames si person, gjë të cilën jam kam shkruar dhe ndërmjet mesaxhit. E vlerësoj që ka ngritur ndjenjën patriotike në trojet shqiptare dhe sot dalin shqiptare në Serbi, Maqedoni dhe Greqi duke thënë “unë jam shqiptar” si dhe flet, përpiqet ose ënderon për një shtet ligjor si ç’është Gjermania.! Por duhet dhe punë .!!!
Para gjithë këtyre unë dua SHQIPERINE dhe siç e thashë më lart kam shumë miq demokratë dhe me pak te majte dhe shumë pak te LSI (!) që gjithmonë do tju ngelem mirënjohës për respektin. Por dua ta them troç. “Kushdo që thotë protestë jo paqësore, nuk është dashamirës i SHQIPËRISË”.!
Shqiptarët duhet të tregohen të qetë/zgjuar. Të presim dhe votojne dhe dënojnë atë që e meriton.
Sigurisht duhet luftuar varfëria dhe e padrejta, por të mos përsërisin 21 janarin apo vitin 97 dhe pse disa nuk kanë mbase te hane duke bere qefin antishqiptareve.!
Mos u bëj viktime e politikës shqiptare të pangopur.!
I duruari,i fituari. Mos mendo sot për nesër.!
(B.H/Faxweb)
Jo o kampion do mendoj pasneser per neser.
Sa eshte pazari ?
Te fala nga
populli i ndershem.