Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19 nga 417 testime të kryera.
Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Rastet e reja janë shënuar nga 3 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 2 në Roskovec, nga 1 qytetarë në Kamëz, Rrogozhinë, Selenicë, Delvinë. Ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë.
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 417
Testime totale 2,007,492
Raste pozitive 332,191
Raste të shëruara 328,419
Raste Aktive 178
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Fier 11
Gjirokastër 11
Vlorë 3
Elbasan 2
Berat 2
Durrës 2
Shkodër 2