Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim urgjent këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike.
Ai ka thirrur në takim aleatët parlamentarë të PD-së. Takimi zgjati rreth 50 minuta, teksa afati i përcaktuar nga zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, po skadon.
Në takimin një ditë më parë, zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee, i la vetëm 24 orë afat kryetarit të PD-së për të vendosur përfundimisht mbi paketën e bazuar në propozimet e McAllister. Ndërkaq ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Basha lidhur me këtë propozim të Yee.
(XH.A/SHUPLAKA)