Ish-mbrojtësi i Stoke Cityt, Dionatan Teixeira është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Lojtari i lindur në Brazil, i cili luajti dy herë për ekipin e pare të Stoke City ishte transferuar tek Sherif Tiraspol.
ndërsa gjatë këtij sezoni ai bëri dy paraqitje me klubin e ri. Para se të shkonte tek Stoke, Teixeira kishte luajtur për Kosice, Slovan Bratislava, Banik Ruzina dhe Dukla Banska Bystrica, të gjitha në Sllovaki. Ai bëri tetë paraqitje për Fleetëood Toën.
Lajmi është konfirmuar nga dy klubet Sherif Tiraspolit dhe Stoke City të cilët ngushëlluan familjen e lojtarit për humbjen e parakohshme.
Një deklaratë në faqen e internetit të Stokes thuhet: “Stoke City ngushëllon sinqerisht familjen e ish mbrojtësit Dionatan Teixeira pas kalimit të parakohshëm në moshën 25- vjeçare.”
Shefi ekzekutiv i klubit, Tony Scholes, shtoi: “Dionatan ishte një anëtar shumë i popullarizuar i skuadrës sonë dhe është e vështirë të kuptojmë se ai ka vdekur në një moshë kaq të re.
“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë në familjen dhe miqtë e tij të rinj në një kohë kaq të vështirë”.
Deklarata e klubit të Sherifit: “I gjithë ekipi i FC Sheriff, nga punëtorët e thjeshtë drejt menaxhimit të klubit, është tronditur nga lajmi tragjik. Dhimbja e humbjes është e madhe.
“Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta tek të afërmit dhe miqtë e Dionotanit. Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona “. (B.H/Faxweb)