Vetëm 3 javë më parë ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë. Fjalën e kemi për Irina Shayk, e cila solli në jetë vjazën e saj që e quajti Lea De Seine.
Modelja e njohur është e fejuar me Bradley Cooper dhe tashmë po shijojnë lumturinë e familjes së tyre.
Por modelja pas lindjes së vajzës ka punuar shumë për ta kthyer trupin në gjendjen e mëparshme. 31-vjeçarja postoi një foto në Instagram ditën e sotme e veshur me bikini ku dukej trupi i saj sexy dhe barku i sheshtë.
“Përpara perëndimit të diellit. Në këto momente”, shkruajti modelja. Nga ana tjetër edhe Bradley i është kthyer punës për filmin e ri “A star is born” ku do të aktrojë edhe Lady Gaga. (J.V/Shuplaka)