Ai është vetëm 4 vjeç por arrin të tund skenën. Ky është një vogëlush nga Fushë-Kruja i cili këndon këngë popullore në skenën e “Folk Fest 2017”. Performaca e tij në skenë shoqërohet nga një grup valltarësh.
Vogëlushi i cili është veshur me kostum popullor nuk ka emocione në skenë dhe e këndon rrjedhshëm këngën.
Ai quhet Tristi Shaba dhe është nga Fushë-Kruja. Në kolazhin e këngëve të tij nuk mungoi as kënga e njohur “Xhixhile”. Kjo video është publikuar nga Aulon Bej Kalaja. (J.V/Shuplaka)