06:25 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetëm 42 teste në 24 orë, 4 raste të reja me COVID-19, shndërrohet dhe spitali i Sanatoriumit

12:05 | 17/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk është sëmundje e tmerrshme”, Silva Bino flet për koronavirusin: Mjekët se kanë të nevojshme që të vishen si astronaut, kini besim tek ne

Në 24 orët e fundit janë testuar 42 persona të dyshuar për koronavirus, të cilët kanë pasur shenja të lehta dhe të rënda të sëmundjes.

Prej këtyre personave vetëm 4 raste të reja kanë qenë pozitive, sipas deklaratës së Silva Binos dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar në 55 numrin total të personave bartës të këtij virusi.

Në spitalin Infektiv janë të shtruar 25 raste, 3 prej të cilëve kanë nevojë për një trajtim më të rëndë shëndetësor.

Janë identifikuar dhe dy raste të tjera në spitalin e Sanatoriumit, në radhën e personelit mjekësor.

Duhet thënë se numri i testeve që janë kryer është shumë i ulët, duke marrë parasysh faktin se një pjesë e mirë e tyre iu është bërë personelit shëndetësor.

Vetëm në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, janë kryer rreth 90 testimeve ndaj mjekëve dhe infermierëve, për shkak se kanë pasur një kontakt me një person të prekur me COVID-19.

Spitali i Sanatoriumit në ditët në vijim do të kthehet në një vend pritës, i rasteve me koronavirus, për të përballur fluksin e rasteve që mund të ketë në vend, pasi sipas ekspertëve ende nuk kemi arritur pikun e rasteve.

Qeveria shqiptare qëndron “stoike” në bindjen e saj se duhet të zhvillojë teste vetëm për personat që konsiderohen “të dyshuar realë” si të prekur nga Cov-19, përkundër thirrjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një mesazh të publikuar në faqen e OBSH-së të Hënën, datë 16 mars 2020, u bën thirrje autoriteteve shtetërore në të gjithë botën: “Testoni, testoni, testoni!”

Dr. Tedros përmend një situatë, e cila po ndodh edhe në Shqipëri: “Në po shohim një përshpejtim të masave sociale, siç janë mbyllja e shkollave, e aktiviteve sportive dhe kulturore. Por, ne nuk po shohim rritje të testimeve, izolimin dhe gjurmimin e kontakteve (të personave të infektuar), gjëra të cilat përbëjnë thelbin e reagimit”.

Deklarata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë: Katër raste të reja me covid-19, 25 të shtruar në spitalin Infektiv

Sips skenarit, pas spitalit Infektiv, spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19

Jemi në terren cdo ditë për të vijuar gjurmimet e rasteve dhe kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitivë.
Janë testuar në 24 orët e fundit 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.

Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infetiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren.
Dua të bëj një apel për mjekët të zbatojnë me kujdes masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit.
Në lidhje me testimet, dua të them që të gjitha rastet e testuara kanë qenë raste të dyshuara. Ne po përpiqemi të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Këtu po përqëndrohet puna e të gjithë shërbimit në këto momente.

Ju lutemi mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 55 rastesilva bino
Pas

“Vetëdeklaro lëvizjen me makinë”, adresa unike ku mund të aplikosh dhe formulari që duhet plotësuar

Para

“Po punojmë për një paketë masash për biznesin”, PD regon duke publikuar deklaratën e Bashës: Një hap pas propozimeve tona

Para
“Na hiqni një barrë të madhe”, Veliaj-ndërtuesve: Ndërtoni nga një shtëpi në zonat rurale

"Po punojmë për një paketë masash për biznesin", PD regon duke publikuar deklaratën e Bashës: Një hap pas propozimeve tona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.