05:05 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vetëm 7 vjeç dhe duket si jetim pranë nënës në shtratin e spitalit”, nuk përmbahet gazetari: Për çfarë na duhet…

12:42 | 28/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vetëm 7 vjeç dhe duket si jetim pranë nënës në shtratin e spitalit”, nuk përmbahet gazetari: Për çfarë na duhet…

Gazetari Denis Dyrnjaja ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, ku duket një 7-vjeçar, duke qëndruar në krevatin e spitalit të Korçës së bashku me dy prindërit e tij të sëmurë.

Dyrnjaja shkruan se “nuk ka traumë më të madhe për një fëmijë aq të vogël, vetëm 7 vjeç, të shohë prindërit në atë gjendje, ndërkohë që ai ngjan thuajse si jetim. Nuk ka dramë më të madhe të shohësh njerëz të vuajnë për shërbime bazike shëndetësore. Por edhe nëse nuk janë bazike çfarë dreqin duhet rilindja urbane kur njerëzit nuk gjejnë dot shërbim e zgjidhje për jetën dhe shëndetin?!”.

Gjithashtu, pak ditë më parë, Fax News ka transmetuar historinë e familjes Skerma nga fshati Poloskë i Devollit

Të mposhtur nga sëmundja dhe vështirësitë ekonomike, familja Skerma ka rrëfyer për Fax News historinë e tyre të trishtë. Mes lotësh ata tregojnë se i vetmi peng është djali i tyre 7-vjeçar ndërkohë që shpresa e vetme për ta mbetet ndihma e shqiptarëve. (lexo këtu)

Postimi i plotë i Dyrnjaja:

Trishtim që vret!

Kjo foto vjen nga Spitali i Korçës. Janë dy prindërit e sëmurë të këtij 7 vjeçari që iu rri në kokë prej disa ditësh. Instinkti, fëmijën e çon pranë nënës. Nuk ka traumë më të madhe për një fëmijë aq të vogël, vetëm 7 vjeç, të shohë prindërit në atë gjendje, ndërkohë që ai ngjan thuajse si jetim. Nuk ka dramë më të madhe të shohësh njerëz të vuajnë për shërbime bazike shëndetësore. Por edhe nëse nuk janë bazike çfarë dreqin duhet rilindja urbane kur njerëzit nuk gjejnë dot shërbim e zgjidhje për jetën dhe shëndetin?! Të ndërtojmë spitale e të paguajmë mjekët e infermierët që po ikin pa ndalshëm jashtë se këtu ska perspektivë. Të blihen aparatura shëndetësore dhe të mbushen spitalet me ilaçe dhe pajisje. Të ngremë shpresën që po vdes çdo ditë se është rrënuar në atë pikë sa duket një vend dhe shoqëri pa kthim dhe në depresion. Të gjithëve na dhimbset shpirti për prindërit, por përfytyroni një çast një fëmijë 7 vjeç që ka nevojë çdo çast, çdo ditë për ta dhe ata janë të pamundur. Po mirë shteti, po këto shoqatat dhe komunitetet fetare pse heshtin?! Ku janë, ku struken?! Çfarë është ky lloj amorfi shoqëror kjo indiferencë sociale?! Gjithçka ekziston vetëm për festa. Gjithçka për fasadë. Çfarë është kjo mungesë solidariteti, dhembshurie e njerëzillëku?! Nderim për mjekët e Korçës nëse po bëjnë maksimumin në ndihmë të këtyre njerëzve fatkeq. Shpresa nis nga jeta. Kthejuni njerëzve shpresën, sepse së pari është shpresa në agoni që dergjet shtretërve të spitaleve, shtëpive të jetimëve e azileve, është shpresa e munguar në sytë e jetimëve dhe të varfërve. Dhe shpresa nuk vjen as me fjalë, as me propagandë. Shpresa vjen me ndërgjegje. Thirrini asaj për një herë të vetme në emër të jetës së këtyre njerëzve fatkeq që kemi në shtëpitë tona në shoqërinë tonë. Nëse ka vullnet ka dhe shpresë, nëse ka shpresë ka besim ka të ardhshme.

Image may contain: 1 person, sitting

 

Pas

Mbledhja e PS-së në Shkodër, kush janë katër emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Para

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet të digjet fabrika

Para
Zjarr në një magazinë në Elbasan (Detajet)

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet të digjet fabrika

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.