19:38 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vetëm apo në koalicion, si do hyjë Ilir Meta në zgjedhje: Midis të majtës dhe të djathtës unë zgjedh…

22:29 | 06/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëm apo në koalicion, si do hyjë Ilir Meta në zgjedhje: Midis të majtës dhe të djathtës unë zgjedh…

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës flet se si do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, vetëm apo në koalicion.

Pyetje kjo e cila nga dita në ditë po i kushtohet gjithnjë e më shumë rëndësi, për shkak të situatës së tensionuar politike, me opozitën në protestë, reforma të papërfunduara dhe debate kanabisi dhe korrupsioni.

Pas deklaratës së 3 prillit, Meta ka sqaruar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, por kujton se i ka vënë kusht kreut të PS-së Edi Rama, të bashkëpunojë me opozitën.

BISEDA NË STUDIO

Hila: Flitet për një ndërmjetësim të Z.Lu për takim Rama-Basha, Basha ka thënë unë nuk bëj takime fasadë…ju

Meta: Roli im nuk është thjesht mediator. Nëse dikush thotë LSI të bëjë këtë rol, ne e pranojmë pavarësisht se jemi në situatë ku unë jam edhe kryetar kuvendi, pavarësisht, ne nxisim për dialog dhe presion pozitiv. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për gjithçka që kemi mundësi në funksion të një zgjidhje dhe padyshim ne do të marrim vendimet tona në varësi të ecurisë së këtij procesi. Vendimi ynë në çdo rast do jetë i moralshëm! Të jesh në opozitë nuk është fatkeqësi, përkundrazi është përgjegjësi e madhe dhe LSI padyshim ka një shpirt të fortë opozitar në kuptimin e mospajtimit me oportunizmin dhe këtë e ka treguar që ditën.

Hila: Të shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë!

Meta: Të lumtë goja

Hila: Zakonisht unë jam i mbarë! Do hyni vetëm apo në koalicion në Zgjedhje?

Meta: Ky është një vendim që do merret në vijim. LSI e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për të vijuar koalicionin e saj me PS, natyrisht nëse ajo e dëhsiron këtë gjë, por pret një frymë më të përgjegjshme për garantimin e një fryme bashkëpunuese me opozitën për zgjedhje. Midis të majtës dhe të djathtës, LSI zgjedh të majtën, por midis një procesi të lirë dhe të ndershëm dhe një farse, zgjedhjet e lira, midis diktaturës dhe demokracisë, zgjedh demokracinë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramailir metakoalicion
Pas

A e keni kërkuar ju shkarkimin e Tahirit? Përgjigjet më në fund Meta

Para

Me një fjali, Meta përgjigje tezës së Ramës: Vetting, vetting…pjesë e një retorike elektorale

Para
Me një fjali, Meta përgjigje tezës së Ramës: Vetting, vetting…pjesë e një retorike elektorale

Me një fjali, Meta përgjigje tezës së Ramës: Vetting, vetting...pjesë e një retorike elektorale

Discussion about this post

 



Të Fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës Emiljano Ruli

Carney: Kanadaja t’i bashkohet planit të madh evropian të mbrojtjes

Për “Sterilizimin” 100 mln euro, Ilir Beqaj ndahet nga “shokët”, gjyq fillikat në GJKKO

Mbi 150 ushtarë të FSK-së do të marrin pjesë në programin JRTC në SHBA

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gonzato, bisedë të hapur me të rinjtë korçarë të pasionuar pas teknologjisë

Hapet spitali veterinar më i madh në Tiranë, trajtim i rasteve më të ndërlikuara

Besimi i qytetarëve europian tek BE kap shifrën rekord prej 52%, niveli më i lartë që nga viti 2007 sipas Eurobarometrit

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll, ja çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.