Kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi në mënyrë që rrugët e qytetit të Durrësit të përmbyten plotësisht ku makinat dhe kalimtarët e kanë të vështirë për të qarkulluar lehtësisht.
Siç duket nga videot e siguruara nga “Fax News” në qytetin bregdetar janë përmbytur disa nga rrugët kryesore, shkak dyshohet se janë bërë bllokimi i kanalizimeve.
Rruga Mujo Ulqinaku shihet e mbushur me ujë.