17:51 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vetëm hapja e negociatave e garanton”, Basha: Do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë si Europa

20:04 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vetëm hapja e negociatave e garanton”, Basha: Do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë si Europa

Lulzim Basha ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, ku foli për mbështetjen e shteti gjerman ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht të kancelares Angela Merkel.

Basha theksoi se pavarësisht gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë, vetëm hapja e negociatave garanton nje vemendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen.

“Ndërsa kremtojmë këtë 10 vjetor, Shqipëria është në një udhëkryq të pamerituar, për shkak të keqqeverisjes së saj. Vendet skeptike ndaj nesh janë shtuar, por për fatin e mirë të Shqipërisë, në këtë proces të një rëndesie jetike për vendin, për shqiptarët, nuk na ka munguar mbështetja e CDU-së, e Kancelares Merkel, e Bundestagut, këmbengulja e miqve tanë, ku dua të veçoj Johann David Wadephul, Gunther Krichbaum dhe Hans Joachim Falenski.

Ne u bëmë thirrje miqve tanë gjermanë që, megjithë gjendjen e rëndë në vend, shkaktuar nga hapat prapa në lidhje me ekonominë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes, vetëm hapja e negociatave garanton nje vemendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen.

Falë qëndrimit të drejtë dhe parimor dhe mbështetjes së fortë të Kancelares Merkel dhe CDU për Shqipërinë, Bundestag ka propozuar rrugën drejt hapjes së negociatave, që është edhe udhërrëfyesi ynë për daljen nga kjo krizë. Në këto kohë, për vendin tim, thënia e Konrad Adenauer se ”Demokracia nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë”, është më aktuale se kurrë më parë. Ndaj, unë jam plot besim se bashkë me shqiptarët dhe me ndihmën e miqve tanë, do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, u shpreh Basha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Sherr masiv në burgun e Rrogozhinës, një i plagosur në gjendje të rëndë

Para

“Bëri sikur s’më njohu, se i erdhi turp”, Arbri i ‘BB’ rrëfen raportin me të motrën

Para
“Bëri sikur s’më njohu, se i erdhi turp”, Arbri i ‘BB’ rrëfen raportin me të motrën

"Bëri sikur s’më njohu, se i erdhi turp", Arbri i ‘BB’ rrëfen raportin me të motrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.