Nuk e kanë mbajtur doT të qeshurën asnjë nga deputetët që kanë qenë në Komisionin e Politikës së Jashtme, teksa debatonte Tritan Shehu me Mimi Kodhelin.
Kodheli i tërhoqi vëmendjen Shehut duke i mbyllur edhe mikrofonin, teksa deputeti demokrat ja kthehu ‘’e ça pastaj që më tërheq vëmendjen”. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa vetëm Kodhelit nuk i qeshi fytyra.
DEBATI:
Kodheli: Dua ti tërheq vërejtje zotit Shehu sepse fjala nuk merret pa leje, sipas rregullores.
Shehu: Zonja kryetare….(i mbyllet mikrofoni)
Kodheli: Komisionin e drejtoj unë dhe fjalën e merrni kur unë tjua jap.
Shehu: Vërejtje nuk marr nga ty unë, harroje
Kodheli: Absolutisht ta tërheq vërejtjen
Shehu: Harroje njëherë e përgjithmonë atë gjë
Kodheli: Jo jo, unë nuk ka çfarë të harroj
Shehu: Ta harrosh mirë madje
Kodheli: Mos folë me këtë gjuhë me mua sepse nuk të shkon
Shehu: Më tërheqke vëmendjn ti mua
Kodheli: Patjetër!
Shehu: Ouuu
Kodheli: Të tërheqj vërejtjen sepse duhet të zbatosh rregulloren
Shehu: Po tërhiqe hë, çfarë do bësh?!
Kodheli: Ja ta tërheqa publikisht
(deputët qeshin)
Kodheli: Kaq..
Shehu: Edhe ça pastaj
Kodheli: Shkruhet në procesverbal
Shehu: Si zysh kujdestare…
Kodheli: Ps sigurisht. Zysh kujdestare unë për ju?! Asnjëherë ! Rregulloren ta tregoj, edhe vërejtjen ta tërheq. Nuk bëjmë këtu si kalamajtë e klasës së parë.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=gyhsiUx4qVE&feature=youtu.be