05:39 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vetëm në 2 vitet e fundit 4 vjedhje spektakolare, 9.5 milionë euro të grabitura

18:33 | 09/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Vetëm në 2 vitet e fundit 4 vjedhje spektakolare, 9.5 milionë euro të grabitura

Vetëm në dy vitet e fundit janë kryer katër grabitje spektakolare. Por të katërta grabitjet ende nuk kanë përfunduar hetimet rreth tyre dhe nuk janë identifikuar autorët. Në pamje të parë ato duken vjedhje si nëpër filma por edhe shuma e parave të cilat janë grabitur nuk është e paktë. Nga një llogaritje e thjeshtë, nga ajo ç’ka është raportuar nga mediat rreth 9.5 milionë euro kanë shkuar për xhepat e grabitësve në këto dy viitet e fundit.

Vjedhjet sipas kronologjisë kohore:

 

  • Në 3 shkurt të vitit 2015: Tre persona të maskuar e nën kërcenimin e armëve, duke qëlluar në ajër,  kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur  bankën “Union Bank” te “Stacioni i Trenit” në Kryeqytet, duke marrë shumën prej afro 3 milionë euro, e cila ishte vendosur në 4 thasë. Autorët menjëherë janë larguar me mjetin tip “Land Rover” nga vendngjarja. Kjo grabitje ka ndodhur mesditën e 3 shkurtit.
  • Në 3 dhjetor të vitit 2015-ës: 3.5 milionë euro u grabitën në 3 dhjetor të vitit 2015 nga autoblindi i “Rogat Security” i cili po transportonte para drejt Rinasit. Pas grabitjes e cila ka zgjatur 3 minuta në kryqëzimin e Laknasit në rrugën Tiranë-Rinas,  autorët janë larguar me 4 thasë me para, ndërsa kanë qëlluar me armë në ajër për të trembur rojet e “Rogat Security”. Paratë ishin të një banke të nivelit të dytë dhe po transferoheshin për jashtë vendit. 
  • Më 30 qershor të vitit 2016: Tre persona të armatosur dhe të maskuar hynë në terminalin e aeroportit ndërkombëtar  “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe kryen grabitjen e 1 milionë eurosh. Grabitësit janë larguar dhe më pas mjeti i tyre është gjetur në flakë. Ngjarja ndodhi pikërisht kur ishte njoftuar rritja e shkallës së gadishmërisë në aeroport, pas ngjarjeve terroriste në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit. 
  • Vetëm 4 orë më parë u bë grabitja spektakolare në Qafën e Kashar në afërsi të Rinasit dhe ku u vodhën më shumë se 2 milionë euro. Autorët kanë thyer me mjete të forta xhamat e makinave që po trasportonin paratë dhe njëkohësisht kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre.  Këto para do të dërgoheshin drejt Vjenës dhe ishin tërhequr nga Banka e Shqipërisë,  për llogari të një bankë të nivelit të dytë, BKT-së. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: 9.5 milionë eurograbitjet
Pas

Grabitja në Rinas, Manjani akuza policëve: Nëse nuk mbrojnë pronën dhe paratë e njerëzve, për çfarë përdoren, për politikë?!

Para

Fevziu i thotë Blushit: Mos eja në emisionin tim! Çfarë ka ndodhur mes miqve të vjetër të fakultetit

Para
Fevziu i thotë Blushit: Mos eja në emisionin tim! Çfarë ka ndodhur mes miqve të vjetër të fakultetit

Fevziu i thotë Blushit: Mos eja në emisionin tim! Çfarë ka ndodhur mes miqve të vjetër të fakultetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.