Vetëm një ditë përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të japë vendimin për mandatin e Elvis Roshit, ai shfaqet nën shoqërinë e Ministrit të qeverisë. Bëhet fjalë për Ministrin e financave Arben Ahmetaj. Aat janë shfaqur nën shoqërinë e njëri tjetrit në qendrën sociale të të moshuarve në Kavajë.
Më shumë sesa aktiviteti bije në sy shoqërimi i tyre, pikërisht në një moment kaq deçiziv, ku pritet të merret vendimi nga KQZ-ja. Elvis Roshi ishte një nga tre zyrtarët e prekur nga ligji i dekriminalzimit. Prokuroria e Përgjithshme prej ditësh ka kërkuar nga KQZ-ja heqjen e mandateve të tyre.
Mbledhja e djeshme e KQZ-së e shtyu dhe me dy ditë vendimin, pra deri ditën e nesërme në datën 29 Dhjetor, si shkak i mungesës së provave. Heqja e mandateve është kërkuar edhe për Dashamir Tahirin dhe Shkëlqim Selamin. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”424″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]