07:39 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vetëm një formë ka mbetur për ta kundërshtuar”, Salianji flet për “AntiKÇK”: Ligji i Ramës të quhet KÇLR

17:08 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Videoskandali seksual në Shkodër, Salianji: Kemi edhe me persona të tjerë, ja si i siguruam

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ishte i ftuar në studione lajmeve të Fax News ku foli për projektligjin “AntiKÇK” të prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama të cilin e cilësoi si një dhënie kompetencash ndaj Policisë së Shtetit mbi institucionet e drejtësisë.

Salianji tha se ligji i Ramës le të quhet KÇLR që sipas tij do të thotë “Ka ça Le Rama”, ndërsa shtoi se projektligji është bazuar prlotësisht në ligjet aktuale që parashikon Kodi Penal.

“Kreu i këtij grupi është Edi Rama madje grupi i tij ta quajë “Kap Ça Le Rama” (KÇLR). Në këtë kuptim nuk mund ta besojë njeri realizimin e tij, nga ana tjetër nuk ka asnjë vakum bosh për këtë që thotë projektligji i propozuar nga kryeministri, janë huazuar nga ligjet në fuqi dhe nga Kodi Penal e Civil. Aspekti tretë ka të bëjë me presionin që do të tregojë se vetëm Edi Rama është i paprekshëm dhe të lërë të kuptojë përmes trysnisë se do të bëhet si do ai. I jepet kompetenca Drejtorit të Policisë në shumë raste në kundërshtim të Kushtetutës.

Është një lloj totalitarizmi që ia jep Rama në kokën e tij vetes, pasi një strukturë e tillë e kriminalizuar i jepet akses që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Mund të dërgojë në Gjykata këdo që është kundër kryeministrit dhe nuk i bindet urdhërave të tij, mbi të gjithë Policia e Shtetit vendoset mbi SPAK dhe BKH, është një shkatërrim i asaj pak gjëje që është arritur. Është një zhurmë dhe rrëmujë për të mos lejuar që SPAK dhe BKH të dënojnë apo gjykojnë personat me precedent penal apo të akuzuar për afera kurruptive, është për të penguar ngritjen e institucioneve të reja”, tha Salianji.

Pjesë nga intervista: 

Po kthehet Policia si detyruese ndaj Prokurorive për shkak të aksesit që do të kërkojë?

Salianji: Gjithcka varet apo mbizotërohet nga Policia e Shtetit sipas këtyre propozimeve. SPAK dhe BKH do të ketë të gjitha instrumentet ligjore për të mos u kapur politikisht, ndërsa Policia e Shtetit nuk e ka këtë atribut ndryshe nga sa është parashikuar nga Reforma në Drejtësi.

Mund të ketë rrisk ky projektligj për miratimin e tij, kujtojmë deklaratën e Ramës se kush është kundër do përjashtohet nga grupi parlamentar?

Salianji: Gjithçka mund të ndodh. Nëse Edi Rama kalon edhe këtë ligj do të thotë se i ka votat edhe për të ndryshuar Kushtetutën dhe kthyer vendin në mbretëri, problem është tek procedura dhe ajo çfarë po tentohet të bëhet. Nuk di se çfarë forme tjetër mund të ketë për ta penguar përveçse reagimi qytetar. Deputetët kemi parë që përveç rasteve që e bëjnë për show të refuzojnë një projektligj të propozuar nga qeveria, ata kanë  votuar rregullisht si makineri.

Si mund të hidhet poshtë ky projektligj?

Salianji: Nëse do të ishim në një situatë normale, do të ishte Gjykata Kushtetuese që do ta kthente, përveç Presidentit të Republikës që është një lloj filtri nuk shikoj asnjë element tjetër për ta penguar, përveç rrëzimit të Edi Ramës. I takon partive të opozitës të thërrasin sovranin dhe të vendosin mbrojtjen e integritetit të vet. Nëse do të shkohet akoma më tej me këto provokime, do të ketë përgjigje të merituar.

A mos vallë do duhet të presim për çdo gjë Gjykatën Kushtetuese?

Salianji: SPAK dhe Byroja e Hetimit, të vendoset në funksionim dhe të çojë para përgjegjësisë çdo kënd që shkel ligjin. Nuk besoj se është diçka e marrë seriozisht, por është një tjetër provokim. Ka disa forma që mund të ketë ankime për një projektligj, por çështja është që të gjitha shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Këto janë instrumente që ka vendi por për fat të keq shteti nuk funksionon as vetë. Ajo që ka mbetur si e vetmja zgjidhje është të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Si e shihni nismën e Presidentit për të shkuar në Referendum?

Salianji: Çdo nismë e tij i takon kryetarit të shtetit, është shumë e rëndësishme për ta çuar vendimmarrjen tek qytetarët, Edi Rama e ka refuzuar vazhdimisht të drejtën e qytetarëve për të vendosur ata për çështjet e mëdha. Është normale dhe e ligjshme por edhe një e drejtë e qytetarëve që për çështje të tilla të vendosin vetë përmes Referendumit dhe ne e mbështesim.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ervin salianji
Pas

“Do të përjashtohen ato që janë kundër!”, kush është ish-ministrja socialiste që nuk mori pjesë në prezantimin e KÇK-së

Para

“Paratë që u janë ndarë 13 oligarkëve do ua kthejmë qytetarëve”, Basha: Ja kush është lajmi i vetëm i mirë

Para
Lulzim Basha flet pas takimit me Metën: Asnjë alibi për dy palë zgjedhje të parakohshme, çfarë na dallon nga Maqedonia

“Paratë që u janë ndarë 13 oligarkëve do ua kthejmë qytetarëve”, Basha: Ja kush është lajmi i vetëm i mirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.