Një rast shqetësues është bërë i ditur nga një student/e mes 99 shokëve e shoqeve që ka mbetur në njërën lëndë sezonale.
Në shqetësimin e ngritur në funpage-in e opinionistit Olti Curri, studenti kërkon se çfarë mendojnë të tjerët lidhur me skandalin që u ka rënë për pjesë të durojnë ai dhe 98 studentë të tjerë.
Bëhet fjalë për një provim të lëndës “Hyrje në modelimin financiar” në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, ku në 100 vetë ka kaluar vetëm një.
“Të lutem mund të bësh një sondazh me ndjekesit e tu, cili e ka fajin profesori i lëndës apo studentët?
Në 100 veta të kalojë vetëm 1? Lënda në fjalë quhet “Hyrje në modelim financiar” dhe zhvillohet në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.”, shpreh shqetësimin studenti. (XH.A/SHUPLAKA)