Disa muaj më parë në media bëri bujë një deklaratë e gazetarit Muç Nano i cili kritikonte ashpër dy moderatoret sportive, Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin për veshjet e ekzagjeruara në emisione.
“Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit”, tregonte ndër të tjera Nano.
Kjo deklaratë e tij u komentua gjatë në atë kohë dhe dy moderatoret reaguan ashpër kundër tij. Mirëpo, ndonëse ka kaluar kohë, Ilda është pyetur së fundmi në emisionin ‘Procesi Sportiv’ për veshjet e saj dhe për dekoltenë e famshme.
“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, ka thënë Ilda duke thumbuar dhe një herë gazetarin.