08:09 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vetëm një vend përjashtohet, hyn në fuqi vendimi i Trump për dyfishimin e alumint dhe çelikut

18:41 | 04/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëm një vend përjashtohet, hyn në fuqi vendimi i Trump për dyfishimin e alumint dhe çelikut

Dyfishimi i tarifave të importit për çelikun dhe aluminin, i njoftuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hyrë në fuqi. Që nga mesnata e së martës një normë prej 50 përqind ka qenë në fuqi për importet në SHBA, nga 25 përqind që ishte më parë.

Trump thotë se dëshiron të korrigjojë çekuilibrat tregtarë dhe të forcojë industrinë vendase. Sipas njoftimeve të mediave ndërkombëtare, nga kjo taksë e importevë të çelikut dhe aluminit përjashtohet Britania e Madhe, për të cilat, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të vazhdojë të zbatohet një normë prej 25 përqind. Kjo për shkak të një pakti tregtar që SHBA-të kanë lidhur me Mbretërinë e Bashkuar.

Trump e vulosi këtë veprim me një urdhër ekzekutiv që nënshkroi të martën. Rritja e tarifave ka të ngjarë t’i bëjë importet më të vështira dhe të çojë në çmime më të larta. Ekonomistët presin efekte të dukshme për konsumatorët – për shembull, kur blejnë makina, pajisje kuzhine ose mallra të konservuara.

Që nga viti 2024, Shtetet e Bashkuara ishin importuesi më i madh i çelikut në botë pas BE-së. Sipas qeverisë amerikane, vendet më të rëndësishme të origjinës janë Kanadaja, Brazili dhe Meksika.

Mbetet e paqartë se si do të reagojë BE-ja. Komisioni i BE-së e kritikoi ashpër njoftimin e Trump gjatë fundjavës dhe kërcënoi me një përgjigje para verës. Ky veprim shihet si një fyerje, veçanërisht duke pasur parasysh negociatat e intensifikuara së fundmi për të zgjidhur mosmarrëveshjen tregtare.

Megjithatë, sipas informacioneve të fundit nga Komisioni i BE-së, bisedimet vazhduan në fillim të javës dhe u përshkruan si “shumë konstruktive”.

Nëse Trump vazhdon me tarifat e dyfishuara, BE-ja mund të vendosë kundër-tarifa në afat të shkurtër.

Pas

Trazirat në burgun Xhenovës, dhjetëra të Plagosur dhe qeli të shkatërruara

Para

Fëmijë i rrëmbyer dhe i fshehur në Spanjë për 11 vjet, nëna e tij arrestohet

Para
Fëmijë i rrëmbyer dhe i fshehur në Spanjë për 11 vjet, nëna e tij arrestohet

Fëmijë i rrëmbyer dhe i fshehur në Spanjë për 11 vjet, nëna e tij arrestohet

 



Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.