Pas vjedhjes spektakolare të ndodhur vetëm 4 orë më parë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur shefat dhe drejtuesit e policisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Grabitja ndodhi rreth orës 14:00 në rrugën e Rinasit ku u morën 7 thasë me para nga makinat e blinduara.
Ministri Tahiri ka mbërritur në Policinë e Tiranës ku i ka kërkuar informacione grupit hetimor mbi grabitjen dhe për masat e marra me qëllim kapjen e autorëve, shkruan një portal online.
Vetë drejtuesit e Policisë së Tiranës ishin në vendin e ngjarjes dhe ndoqën operacionin e policisë në terren. Por ngjarja u filmua nga kamera amatore nga qytetarët, deri tani nuk është identifikuar asnjë prej grabitësve dhe as nuk dihet vendndodhja e mundshme e tyre edhe pse po vijonë kërkimet edhe me helikopter.