Ditën e djeshme Robert Berisha konfirmoi lajmet se ai dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund martesës së tyre. Me anë të një postimi në Instagram Roberti deklaroi se dashuria mes tyre ka mbaruar, por ata kanë mbetur shokë të mirë.
“Nese nuk ka me dashni mes nje ciftit, nuk domethene me u be armik e me ja kthy shpinën. Permes ketij postimit Nora Istrefin e falenderoj shume qe ma ka pru ne jete nje fëmijë si Renee…edhe shum kujtime te bukura prej 2006..Noriq t’kam borxh tan jetën. Të uroj gjithë të mirat”, shkruante Roberti ndër të tjera.
Ndërkohë pas këtij lajmi shumë ishin kurioz për reagimin e Tunës e cila siç dihet nuk i ka marrëdhëniet e mira me Robertin.
Tuna 1 orë pas këtij postimi të Robertit, ka publikuar në Instastory disa foto ku tregon se ndodhet me mikeshën e saj dhe djalin, në kopshtin zoologjik të Shkupit. Këngëtarja duket se po kalon bukur dhe nuk i intereson për ngjarjet e fundit.