Ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani ka reaguar pas dorëheqjes së bërë nga kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, duke e konsideruar këtë vendim në kushtet e detyrimit se kundërshtoi ndarjen e Kosovës.
Për Bogdanin me Kosovën po bëhet një lojë e pisët jo sepse vjen nga Beogradi por sipas tij nga dy a tre “Hmaza” që ka Shqipëria dhe Kosova.
“Turp per ata qe duan ta shesin sot Kosoven per nje luge corbe te prishur qe kane ngrene apo per dy grusht groshe qe i kane premtuar!!! Historia do i mbaj mend vetem per kete tentative pazari te shumtuar dhe do i mbaje mend si ‘Hamza’ te koheve moderne!!!”, shkruan Bogdani në rrjetet sociale.
Ish-deputeti shton se nuk e mbronn vetëm Haradinaj Kosovën por çdo kush që I thotë vetes shqiptar përkrah një fotografie të shkrepur gjatë ditës së sotme në konferencën për shtyop të kryeministrit teksa shfaqet për një çast me lot në sy.
Reagimi i plotë:
Hera e dyte qe ky Lider vete-dorehiqet per te mos baltosur emrin e Kosoves!!! Dy here i thirrur ne Hage si Kryeminister i Kosoves, dy here qe shkon si qytetar!!!
Kete here vetem e vetem sepse kundershtoi me vendosmeri ndarjen e Kosoves dhe kembimin e territoreve!!! Loje e piset ne kurriz te shqipetareve dhe gjakut qe eshte derdhur per pavaresine e Kosoves!!!
Loje e piset jo sepse vjen nga Beogradi dhe ata qe nuk duan Kosoven e forte dhe kombin shqipetar te forte, por sepse per aktore kryesore ka dy a tre ‘Hamza’ nga Shqiperia e Kosova!!!
Turp per ata qe duan ta shesin sot Kosoven per nje luge corbe te prishur qe kane ngrene apo per dy grusht groshe qe i kane premtuar!!! Historia do i mbaj mend vetem per kete tentative pazari te shumtuar dhe do i mbaje mend si ‘Hamza’ te koheve moderne!!!
Por nje gje kane llogaritur gabim. Kosoven nuk e mbron vetem Ramush Haradinaj, ate e mbron cdokush qe i thote vetes shqipetar!!! E nese nje bie, me mijera ngrihen!!! Kete vendim nuk mund ta marrin dy tre vete, politikane te shitur e biznesmene te analizave, ky eshte nje vendim qe i takon te gjithe popullit te Kosoves, e te gjithe shqipetareve!!!
Ndaj sot, lotet nuk jane lote dobesie apo lakmie, por lote force dhe dashurie!!! #RespektRamushHaradinaj #BurreShteti #KosovaeShqipetareve
(F/GJ/FAXWEB.AL)