Gazetari Bledian Koka përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë krahasimin e qeverisë së drejtuar nga Aleksandër Meksi vetëm dy vite pas rënies së sitemit komunist dhe qeverisë së sotme të drejtuar nga Edi Rama.
Koka thekson se qeveria e drejtuar nga Meksi, ishte kishte një kabinet prej xhentellmenësh dhe specialistësh, duke kujtuar edhe një përvojë personale nga familja e tij, ku thotë se i ati, një ish-minator mori një pension special që në moshën 37 vjeçare duke mos ju humbur kështu kontributi i tij.
“Aleksandër Meksi të lutem më rrëfe pak sesi e bëtë atëherë që të mos i linit minatorët pa bukë se ai vendim e ka mbajtur për shumë kohë familjen time me bukë i nderuar “, shkruan Koka.
Postimi i plotë:
O Zot…
2 vjet pas komunizmit kishim kete qeveri xhentellmenesh e specialistesh qe e drejtonte vendin. Ndersa tani vetem te mendosh qe ne vend te Aleksander Meksit kemi Edi Ramen dhe te bie pika. Babai im minator ne vitin 1993 pas mbylljes se Minieres se Manzes rrezikonte ti humbiste vitet e punes se nuk kishte mbushur moshen. Babi me rrefen nje takim me Ministrin e Energjitikes Abdyl Xhaja i cili pasi i degjoi shqetesimin e minatoreve te Manzes (por besoj dhe minierave te tjera) krijoi skemen e nje pensioni special per ata qe rrezikon dhe babai im u be pensionit qe ne moshen 37 vjecare dhe nuk e humbi kontributin e tij. Aleksander Meksi te lutem me rrefe pak sesi e bete atehere qe te mos i linit minatoret pa buke se ai vendim e ka mbajtur per shume kohe familjen time me buke i nderuar ???
p.s…what’s wrong with us?! ???
(F.GJ/FXWEB.AL)