Një 27-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi ka pasur plagë me armë zjarri. Në një njoftim paraprak mbi ngjarjen, Policia e Tropojës bëri të ditur se i riu, A.A, banues në Margegaj, është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Tropojë/Informacion paraprak
Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.