Pas ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e sotme në Burgun e Rrogozhinës, ku një 22-vjeçar nga Lushnja u gjend i vetëvarur në tualetin e institucionit të vuajtjes së dënimit, vjen edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij, kjo është një tjetër vetëvrasje shtetëtore në burgun e Rrogozhinës.
Berisha i bën thirrje prokurorisë që “të nisë menjëherë hetimin dhe të vendosë para ligjit të gjithë ata zyrtarë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre shtynë, nxitën të riun që t’i japë fund jetës së tij në burgun e Rrogozhinës”.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
“Nje vetevarje tjeter shteterore ne burgun e Rrogozhines!
Te dashur miq, mediat informojne se 22-vjeçari Estref Halili i dha fund jetes se tij ne qelite e zeza te burgut te Rrogozhines ku vetevrasjet jane bere jo te rralla.
Estrefi ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu gjet një dozë e vogël kanabisi dhe një thikë. Më pas, më 26 dhjetor ai u transferua në burgun e Rrogozhinës.
Estrefi u gjet sot në tualetin e burgut të Rrogozhinës i varur me xhaketë në dritare. Të riut iu dha ndihma e parë nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Estrefit, denoncoj vdekjen e tij si nje akt vetevarje te nxitur nga shteti policesk. I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit te gjithe ata zyrtare, qe me veprimet apo mos veprimet e tyre shtyne, nxiten te riun qe t’i japi fund jetes se tij ne burgun e Rrogozhines! sb”.
I burgosuri Estref Halili, 22 vjeç, u gjet nga forcat e sigurisë i varur në tualetin e burgut. Ai ishte banues në fshatin Kolonjë të Lushnjës ishte transferuar nga qyteti i Fierit për në burgun e Rrogozhinës më datë 26 dhjetor 2016.
Halili ishte ndaluar nga policia më 26 dhjetor, pasi në makinën e tij iu gjet një dozë kanabis dhe një thikë (A.R/SHUPLAKA)