23:40 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vetëvarja e 22-vjeçarit në Rrogozhinë, babai: “Policët, të veshur si civilë” Rrëfen telefonatën e fundit

07:47 | 06/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëvarja e të riut në Rrogozhinë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kishte shenja depresioni

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë shënuar në burgun e Rrogozhinës, ku 22-vjeçari Estref Halili u vetëvar, reagimet kanë qenë të shumta. Në dëshminë e tij, babai i Estrefit, Ardian Halili, ka treguar se si rodhën ngjarjet dhe ç’mendon ai lidhur me vetëvarjen e të birit.

Ai ka rrëfyer për një të përditshme online se pasi u la i lirë në Shkurt 2016, i riu u arrestua prapë pasi u kap me cigare me hashsash që nuk ishte e tij. “Tani, më 22 dhjetor, dy djem futen në grupin e shokëve të djalit e si rastësisht e pyesin për një cigare që djali kishte pasur në dorë. Ai u ka thënë se ka në përbërje edhe hashash. Ata kishin qenë policë të veshur civilë, por djali nuk e dinte.”, është shprehur Ardian Halili, i cili ka treguar se policët ishin të veshur si civilë.

Në vijim të rrëfimit të tij për një portal online, babai i 22-vjeçarit ka folur për telefonatën e fundit që familjarët patën me Estrefin. Sipas tij, në asnjë cast të bisedës me të ëmën dhe vëllanë, Estref Halili nuk kishte lënë të kuptohej se do të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

“Dukej i ngarkuar emocionalisht dhe vazhdonte të pyeste pse e kishin vënë në pranga. Ndihej keq. Folëm me të një ditë para se të ndodhte kjo. Por asgjë nuk kuptuam apo të na paralajmëronte vendimin e tij.”, ka treguar babai i 22-vjeçarit.

I pyetur nëse i biri kishte shenja depresioni, ai shprehet se jo, por ishte djalë me sedër dhe ndihej në faj për vitet e dënimit që kishte vuajtur për një vepër penale që nuk e kishte kryer: “Mendonte se na e kishte ulur kokën te njerëzit. Por kur ne i thamë se ai kishte bërë hap fisnik dhe se kishte mbuluar shokët, sikur u ndje më i qetë dhe po e harronte atë pjesë. Tani i ra kjo, befasisht fare.”

Babai i 22-vjeçarit që u vetëvar disa ditë më parë në burgun e Rrogozhinës ka kërkuar vendosjen e drejtësisë, “të gjykohen e të vihen në pranga ata që i morën jetën djalit në lule të moshës”.

Etiketa: rrogozhinevetevarja
Pas

Reagon fort Landi Hysi, në mbrojtje të Blerinës: E dashur karma lejo që…

Para

Zgjedhjet 2017, lekë kryepleqve për lajmërimet derë më derë

Para
Zgjedhjet 2017, lekë kryepleqve për lajmërimet derë më derë

Zgjedhjet 2017, lekë kryepleqve për lajmërimet derë më derë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.