Kryeplaku i fshatit Karavasta, Aristir Prifti , ka reaguar i shokuar nga ngjarja e vetëvrasjes së 47- vjeçarit spanjoll, Francesko Servia , ku tregoi se ai ishte i punësuar me kontratë të rregullt nga një firmë spanjolle e cila ka marrë me qera një siperfaqe prej 40 ha në zonën e Karavastasë, ku po ndertohen sera moderne.
Prifti u shpreh se atyre i janë ngitur sera modern për prodhoimin e luleshtydheve, specave, domateve nga një firmë spanjolle ku i kishte sjell edh ata si specialist pune.
Gazetarja: këta punësoheshin nga fermërët direkt apo ka pasur një ndërhyrje nga agjencitë e tjera?
Aristir Prifti: Po
Gazetarja: Firma paguante fermerin direkt apo ka pasur ndërmjetësues?
Aristir Prifti: Nuk ia kam idenë
Gazetarja: Ju a e njihnit vetë personalisht punonjësin që u vetëvarë?
Aristir Prifti: Jo, nuk e njihja, nuk i kisha parë nëpër fshat, ndoshta tek lokali i lagjes janë takuar me vendasit sepse ata flinin në katin e dytë dhe ushqimin e hanin tek trageti. Ata ishin me kontratë të rregullt, të punësuar nga firma spanjollë. Ata kishin rreth një viti që punonin këtu, në këtë zonë
Përsa i përket rrethave të vdekjes së spanjollit ai u shpreh se zbardhja e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme i përket institucioneve përkatëse.
Discussion about this post