09:22 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I árrestuan kryetarin në pròtestën e Teatrit dhe nuk e lirojnë, reagon Lëvizja Vetëvendoje: Bashkimi në qëndresa e pròtesta, një kulturë e re politike

22:52 | 17/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i drejtuesit të Vetëvendosjes: Në Shqipëri ka për të ndodhur ajo që ndodhi në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje me shoqërimet e përsonave që janë bërë gjatë pròtestave tek Teatri.
Njëri nga të ndaluarit ishtye edhe vetë kreu i Vetëvendosjes Boiken Abazi.

Me atë të këtij shkrimi Vetëvendosja bën thirrje për lirimin sa më shpejt të protestuesve të ndaluar dhe do të vazhdojmë ta dënojmë formën e fortë autoritare që ka marrë pushteti në Shqipëri, i cili sot e trajtoi demokracinë me shkelmat e policisë ndaj qytetarëve dhe me ndalimet e mbajtjet e porositura të aktivistëve të caktuar në ambientet e paraburgimit.

Reagimin e saj Vetëvendosja e mbyll me një idenë e krijimit të një kulture të re politike. Kujtojmë se kjo lëvizje pak ditë më parë bëri një vit që nga themelimi i degës në Tiranë.

Postimin i plotë

Bashkimi në qëndresa e protesta, një kulturë e re politike
Gjatë gjithë ditës së diel, e cila filloi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar para se të agonte, ka patur shprehje të indinjatës e protestës qytetare. Anëtarë të kolektivëve e organizatave të ndryshme, qytetarë, njerëz të kulturës, të medias e të politikës kanë protestuar kundër aktit tinzar e barbar nga pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, që natën e në mes të pandemisë vepruan me arbitraritet duke rrënuar një monument kulture, pjesë të trashëgimisë së Shqipërisë e të Evropës, pjesë të pashlyeshme të kujtesës së banorëve të Tiranës e cila po shpërfytyrohet nga pangopshmëria e pushtetit dhe e oligarkëve të ndërtimit.

Dhjetëra protestues janë arrestuar, një pjesë e tyre janë liruar më vonë, por disa ende po mbahen. Një pjesë e policëve të nxjerrë kundër protestuesve, nuk kanë patur numër të dukshëm identifikimi apo emër. Ende policia nuk po e njofton publikun për emrat e të ndaluarve dhe vendet ku ata po mbahen. Sipas informacionit që kemi, po mbahet ende në ndalim edhe drejtori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi. Aktivisti Boiken Abazi, na treguan se do të mbahet 72 orë, pra në afatin maksimal të ndalimit, me urdhër nga strukturat e larta drejtuese të policisë. Ne besojmë se origjina e urdhrit është edhe më lart, në strukturat e pushtetit politik që drejton qeverinë.

Ne bëjmë thirrje për lirimin sa më shpejt të protestuesve të ndaluar dhe do të vazhdojmë ta dënojmë formën e fortë autoritare që ka marrë pushteti në Shqipëri, i cili sot e trajtoi demokracinë me shkelmat e policisë ndaj qytetarëve dhe me ndalimet e mbajtjet e porositura të aktivistëve të caktuar në ambientet e paraburgimit.

Bashkimi i shumë organizatave e qytetarëve në protestat e sotme e në muajt e vitet e shkuar në mbrojtje të Teatrit, flet për një kulturë të re politike, të cilës i trembet politika shterpë e regjimit të Ramës. Ata mendojnë se sot prishën teatrin e kombit. Por në fakt veç kanë sharruar përfundimisht skenën e teatrit të marionetave, që është e gjithë politika e tyre.

Etiketa: Levizja Vetevendosjeshembja e teatrit
Pas

LSI thirrje qytetarëve për pjesmarrje masive në protestë: Policia e Shtetit të mos pengojë dhe provokojë qytetarët

Para

Plagosja e 2 personave në Kurbin, zbardhen emrat. Reagon Policia

Para
Makina e policisë aksidenton rëndë 10 vjeçarin në Tiranë, ndodhet në reanimacion te Trauma, ngjarja mbahet e fshehtë

Plagosja e 2 personave në Kurbin, zbardhen emrat. Reagon Policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbytet anija me emigrantë në Jemen, 68 të vdekur

Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Trump dhe nëndetëset bërthamore, çfarë fshihet pas mesazhit ndaj Putinit

“Do të sigurohem që Hamasi të mos jetë kurrë më kërcënim për Izraelin”, Netanyahu: Ata nuk duan marrëveshje

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

Flakët në malin e Skërficës, ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.