15:20 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas 1 viti në Shqipëri, VV i bashkohet kauzës së teatrit me propozim: Pas vendimit krijohen të gjitha mundësitë për…

15:12 | 10/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teatri Kombëtar/ Thirrja e fortë e “Europa Nostra” ndaj qeverisë: Kandidat në listën e monumenteve në rrezik

Lëvizja Vetëvendosje me Qendër në Shqipëri nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për ti kaluar në pronësi Bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar.VV bëri 1 vit që nga themelimi i saj në Shqipëri dhe si duket  ka filluar edhe me kauzat e saj.

Kujtojmë se më datë 8 maj vendosi që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë si pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore.

VV thotë se pas këtij vendimi krijohen të gjitha mundësitë për restaurimin e ansamblit arkitektonik të Teatrit Kombëtar, dhe jo shembja e tij për të ndërtuar një tjetër në të njëjtin truall.

Reagimi i plotë:

“Nga Qeveria te Bashkia vazhdon tentativa për të shembur trashëgiminë. Vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, është tenativa e radhës për ta shembur Teatrin ekzistues. Askush nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri në një vend tjetër, por tentiva për shembje tashmë është diskredituar. Teatri Kombëtar ekzistues, jo më larg se një muaj më parë, u përfshi zyrtarisht në programin e “7-të Vendndodhjeve më të Rrezikuara” të Trashëgimisë Kulturore në Evropë, shpallur nga organizata pan-evropiane “Europa Nostra”.

Ndryshe nga 6 vendndodhjet e tjera të trashëgimisë të përzgjedhura nga “Europa Nostra”, Teatrit Kombëtar rrezikohet pikërisht nga që autoritetet në Shqipëri duan ta shembin. “Europa Nostra” është deklaruar publikisht duke shpjeguar “shqetësimin e sinqertë përsa i përket vendimit për të zëvendësuar kompleksin e Teatrit me një ndërtesë të re bashkëkohore”. Organizata “Europa Nostra” nënvizoi vlerat e spikatura kulturore dhe arkitektonike të kompleksit të Teatrit Kombëtar, por edhe qëndresën dyvjeçare të qytetarëve për ta mbrojtur Teatrin. Pas këtij vendimi krijohen të gjitha mundësitë për restaurimin e ansamblit arkitektonik të Teatrit Kombëtar, dhe jo shembja e tij për të ndërtuar një tjetër në të njëjtin truall.

Pas qëndresës së gjatë të qytetarëve dhe shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit, pas vendimit të “Europa Nostra” për t’ia njohur vlerat Teatrit Kombëtar edhe ndërkombtarisht dhe marrë parasysh që ky rast është çuar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka mbetur asnjë argument për ta shembur Teatrin Kombëtar, i cili i ka rezistuar edhe çdo tërmeti. Deklaratat e pëfaqësuesëve të autoriteteve që thonë se një teatër i ri do ndërtohet me fonde publike dhe jo më me private, nuk e zgjidh as për së afërmi problemin. Problemi nuk ka qenë vetëm se projekti i mëhershëm synonte ta shembte TK përmes një PPP-je abuzive me kompaninë “Fusha”, problemi kryesor ka qenë vetë shembja. Me fonde private, apo me fonde publike, shembja e Teatrit Kombëtar është e papranueshme. Vlerat e këtij ansambli arkitekturor shqiptarët i njihnin edhe para vendimit të “Europa Nostra”, prandaj ka qenë dhe mbetet ofenduese që përfaqësues të autoriteteve në Shqipëri të vazhdojnë t’i referohen këtij objekti të trashëgimisë kulturore me terma të cekët e zhvlerësues, që më shumë se për Teatrin flasin për vetë përfaqësuesit. Vlerat e ansamblit arkitekturor të Teatrit Kombëtar janë tashmë të njohura edhe në nivel ndërkombëtar, si trashëgimi e përbashkët evropiane. Zëri më kompetent evropian i vlerësimit të Trashëgimisë Kulturore njohu dhe mori në patronazh tashmë vlerat e ansamblit arkitekturor të “Teatrit Kombëtar” si pasuri kulturore evropiane e padiskutueshme.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kanë kundërshtuar prej fillimit planin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë. Kërkojmë me ngulm fillimin e projektit të restaurimit të ansamblit ekzistues të Teatrit Kombëtar. Çdo tentativë tjetër për shembjen e Teatrit përbën shkelje të rëndë në formë krimi. Restaurimi ka qenë dhe mbetet e vetmja zgjidhje e drejtë në mbrotje të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore. Tiranë, 10 maj 2020 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri”.

 

Etiketa: LEVIZJA VETEVENDOSJE NE SHQIPERIteatri
Pas

“Alesia Bami fejohet në moshën 20-vjeçare me një biznesmen”, reagon moderatorja për jetën private: Jam egoiste…

Para

Paradoksi i masave në Kosovë, Ahmeti nxjerr Prishtinën nga karantina, Kurti thirrje qytetarëve për izolim

Para
“Mallkimi” i Albin Kurtit: Drejton prej 6 vitesh Prishtinën, ja si dështoi Shpend Ahmeti në kryeqytet

Paradoksi i masave në Kosovë, Ahmeti nxjerr Prishtinën nga karantina, Kurti thirrje qytetarëve për izolim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.