I riu nga Fieri, Enea Ferko, i cili u vetëflijua pasi e la e dashura jetonte vetëm me nënën e tij në një banesë me qira pasi prindërit e tij ishin ndarë.
Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Ai kishte qëndruar i mbyllur prej 10 ditësh dhe shkëputur. Sipas “Panoramës” Nëna e tij ka thënë në polici se nuk i besohet që djali i saj kishte mbërritur deri në këtë pikë.
“Nuk kemi asnjë ide pse e ka bërë këtë. Ishte i komunikueshëm dhe shumë paqësor. Jemi të befasuar. Nuk e dija se djali im do të shkonte deri këtu. Dukej i fortë dhe e donte jetën. Nuk po më besohet se e zgjidhi kështu”, ka thënë ajo. (B.H/Shuplaka)