Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Sukth të Durrësit me 41-vjeçaren Bedrije Loka që piu fotoksinë dhe humbi jetën, mbetet ende e paqartë. Së fundmi foli për mediat kunati i së ndjerës, vëllai i bashkëshortit që tashmë është arrestuar.
Fatmir Lokaj shprehet për gazetarët se vëllai i tij, Xhemali është i pafajshëm në këtë histori. Sipas tij, vëllezërit e Bedrijes e kanë kërcënuar pasi duan hakmarrje. Ata vetëm akuzojnë, sipas tij dhe kërcënojnë dhe madje kanë kërcënuar edhe fëmijët e çiftit Bedrije-Xhemal.
Bedrija, sipas Fatmirit kishte shqetësimin e llogarisë së rreme në TikTok për të cilën kishte kërkuar edhe ndihmën e vëllezërve të saj që nuk e kanë ndihmuar.
Fatmir Lokaj: Nuk i kanë ra vëllezërit e vetë për mrapa që ti shkojnë vëllait tim edhe motrës, sepse motra plaste nga vetëvetja sepse donte të gjente njeriun që e ka nxjerrë ne tiktok. E ka kërkuar ndihmën e vëllezërve dhe nuk e ka ndihmuar asnjëri sepse dinë vetëm të akuzojnë, nuk i dijnë realitetet. Ata kanë vazhduar me presione me të gjitha me kërcënime me gjithçka. Ska pas konflikte. E kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë. Kalamajt janë kërcënuar nga daja e tyre. Kam qenë unë në komisariat. Nuk më kanë marrë në pyetje fare. Policia, shkoni hapni kamerat, ku i kanë marrë fëmijët në komisariat. Kam qenë unë xhaxhai i atyre fëmjëve, ata kërcënojnë. E akuzojnë vëllain tim. E kërcënojnë sepse u intereson atyre. Vëllai ka 23 vjet që është martuar. Që kur është martuar e deri më sot, njerëzit e Bedrijes kanë deklaruar se ka kaluar 23 vjet të këqija, jo. Vëllai im e ka çuar në spital. Unë e kam gjetur në gjendje kome. Versioni im që vëllai nuk ka gisht fare. Unë e kam bërë dëshminë. Kërkoj sigurinë time. Policia e din shumë mirë. Na kërcënojnë se do të vrasim. Për gjakmarrje. Shkoni hapni kamerat e policisë, në Manzë kanë tentuar të më qëllojnë. Kemi pasur përplasje në Manzë, kanë tentuar të më qëllojnë.
Discussion about this post