Vetëvrasja e Adrian Kallamit, ditën e sotme në Shkodër, ka ngjallur irritim tek familjarët.
Ata pretendojnë se policia e ka rrahur duke e çuar drejt vetëvrasjes të ndjerin.
Kushëriri i Kallamit është shprehur për Fax News se:
“Është arrestuar nga polica pa pasur faj ditën e shtunë. Faj i gjithë rëndon mbi punonjësit e policisë, të cilët e kanë rrahur.”
Ata kërkojnë të ndëshkohen të gjithë ata që kanë dhunuar dhe kanë ndikuar në vetëvrasjen e Adrian Kallamit.
Vëllai i Adrianit thotë se policët e kanë goditur në fyt, dhe se njeri prej tyre e ka pohuar vetë këtë gjë.
Ditën e shtunë, 47-vjeçari Adrian Kallami u arrestua nga policia për vjedhje.
Në njoftimin paraprak të Policisë pas vetëvrasjes së tij, thuhej se 47-vjeçari është gjetur i vetëvarur nga familjarët, por pa shenja dhune në trupin e tij.
Njoftimi i Policisë:
“Vau i Dejës, Shkoder
Informacion Paraprak
Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Bashkia Vau Dejës në banesë, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, shtetasi A. K. 47 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.”
(F.G/Faxweb.al)