Një 56-vjeçar në Korçë është gjetur i vetëvarur në banesë ditën e sotme, Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Mborjes.
56-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa kishte pak kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.
‘Fax News’ raporton se sipas një të afëmi të tij ai kishte probleme me bashkëshorten kohëve të fundit dhe nuk ushqehej, madje thoshte so do vriste veten pasi grindjet me bashkëshorten e kishin rënduar psikologjikisht.
Ai jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa djemtë i kishte në Athinë dhe i dërgonin dhe para, nuk ishte keq nga gjendja ekonomike. (B.H/Faxweb)