Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Qytetin e Korçës. Ish-futbollisti i Korçës dhe Vllaznisë Gjergji Kushe i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në drejtim të rrugës kryesore ku gjeti vdekjen e menjëhershme. Ai kishte lënë dhe një letër lamtumire të zbardhur nga “BalkanËeb” ku ka sqaruar dhe vendimin e tij.
Borxhet dhe faturat e papaguara duket se e kanë shtyrë drejt vetëflijimit sportistin dhe trajnerin e njohur korçar, Gjergji Kushe.
“Nuk e përballoj dot më këtë gjendje, më kuptoni. Çdo ditë e vuaj gjendjen në të cilën ndodhem, me faturat e papaguara dhe disa borxhe, ndaj nuk dua të jetoj më. E kam menduar gjatë dhe e kam vendosur”,shkrihej në letrën që iu gjet në banesë.
Pasi ka shkruar këtë letër 59 vjeçari është hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Banorë dhe kalimtarë të rastit kërkuan ndihmën e ambulancës dhe policisë por pa mundur ti shpëtojnë jetën.
Pas vitit 2012 Kushe e kishte pasur të pamundur të vazhdonte punën si trajner por edhe mësues i edukimit fizik për shkak të problemeve shëndetësore të lindura si pasojë e konsumit të alkoolit ndërsa trajtohej me KEMP. 59-vjeçari jetonte i vetëm në apartamentin e tij pas vdekjes së nënës ndërkohë që sipas të njohurve të tij kohët e fundit ishte në një gjendje tepër të rënduar psikologjike. Q ë në moshën 18 vjeçare Kushe arriti fitojë titullin “Kampion” me Vllazninë, vazhdoi një karrierë të gjatë sportive duke punuar me parë me të rinjtë, e më tej duke u kthyer në një prej trajnerëve më të njohur të portierëve të “Skënderbeut”.
(B.H/Shuplaka)