Një grua 55 vjeç i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme pasi ka konsumuar një sasi fostoksine.
Nëna e katër fëmijëve, është gjetur në banesë mëngjesin e sotëm nga familjarë të saj dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj.
Sipas dëshmive të të afërmve të saj, 55-vjeçarja prej shumë kohësh vuante nga depresioni.