20:42 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetingu, dalin shifrat: Ja sa punonjës policie kanë dhënë dorëheqjen

16:25 | 10/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetingu, dalin shifrat: Ja sa punonjës policie kanë dhënë dorëheqjen

Së paku 220 efektivë të Policisë së Shtetit kanë refuzuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, të procesit të Vettingut. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se kanë dorëzuar formularin mbi 98 për qind e 11 mijë policëve brenda datës 7 Maj, që ishte afati i fundit. 220 efektivë nuk i dorëzuan formularët ose kërkuan dorëheqjen. Deri disa ditë përpara mbylljes së procesit, nga Garda e Republikës ishin rreth 20 persona që kishin kërkuar largimin nga radhët e këtij institucioni. Nuk ka të dhëna se sa efektivë kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme.

Por numri i efektivëve që mund të lënë radhët blu, pritet të rritet pasi të nisë verifikimi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Komisioni me 15 anëtarë do të kontrollojë 300 efektivët me grada të larta policore. Më tej do të verifikohen gradat e mesme, që arrijnë në rreth 2500. Efektivët e rolit bazë që janë rreth 8 mijë do të verifikohen të fundit.

Në formularët e vetëdeklarimit, efektivëve iu duhej të deklaronin nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, përdorues të lëndëve narkotike dhe nëse kanë patur takime me persona të përfishirë në aktivitete kriminale. Vlerësimi në polici pati në fokus të tij tre elementë të rëndësishëm; pasurinë e ligjshme, figurën e pastër të policit dhe aftësitë profesionale. Ligji parashikon si mundësi për t’u rikthyer në radhët e policisë edhe ata punonjës që janë larguar më herët nga strukturat, por më parë duhet të kalojnë Vettingun./Klan

Etiketa: policiaVettingu
Pas

Qarkullimi i mjeteve të rënda gjatë sezonit veror, ja ku do të kufizohet lëvizja e tyre në tre muaj

Para

“Stuhi” akuzash për Xhafën, por ministrit tjetër të Ramës “i ndrin ylli”, merr postin e rëndësishëm botëror

Para
“Stuhi” akuzash për Xhafën, por ministrit tjetër të Ramës “i ndrin ylli”, merr postin e rëndësishëm botëror

“Stuhi” akuzash për Xhafën, por ministrit tjetër të Ramës “i ndrin ylli”, merr postin e rëndësishëm botëror

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.