Është shtyrë afati për kohën që KLP kishte në dispozicion për të shqyrtuar kandidatët që janë në garë për pozicionin e kryeprokurorit. Shkak për këtë është bërë kandidati Olsian Çela, i cili ende nuk i është nënshtruar procesit të Vetingut.
Në fjalën e tij kreu i KLP Gent Ibrahimi u shpreh se shtyrja me 45 ditë u bë për të pasur rregulla gare të drejta, duke i kërkuar dhe KPK nxitimin e procedurave për Vetingun e Çelës.
Ibrahimi: I kemi kërkuar KPK-së për përshpejtim të Vettingut për Olsian Çelën, por akoma nuk ka mbaruar. Kemi vendosur për shtyrjen e afatit për verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve, deri në përfundim të procedurave të KPK për Olsian Çelën.
Do të caktohet një grup pune për të shqyrtuar dokumentacionin që ka ardhur në këshill për të gjithë kandidaturat.
Kujtojmë se tre kandidatët që janë në garë për postin e kryeprokurorit janë: Arta Marku, Olsian Çela, Lulzum Alushaj dhe Fatjona Memçaj.
(E.K/Faxweb.al)