13:51 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetingu në Polici, Fishta: Duhet t’i jepet fund drejtimit me urdhëra, kanë qenë 4-vitet më të errëta

10:13 | 28/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetingu në Polici, Fishta: Duhet t’i jepet fund drejtimit me urdhëra, kanë qenë 4-vitet më të errëta

Sadetin Fishta, kryetar i sindikatës së punonjësve të policisë, i ftuar në ‘’Fax News” ka komentuar Vetingun në rradhët e uniformave blu.

Ai u shpreh se organizata policore ka një sërë problemesh sidomos në aspektin e drejtimit dhe të organizimit. Sipas Fishtës është e qartë se drejtorët më të lartë të policisë janë emërime politike, dhe se dhe vartësit e tyre janë propozuar në të njëjtën mënyrë.

‘’Ne themi që Vetingu është një domosdoshmëri një nevojë në mënyrë që të kapërcejë këtë periudhë të vështirë nga tranzicioni deri në ditët që ne flasim. Policia ka qenë e përdorur nga të gjitha forcat politike sipas objektivave që ato kanë pasur.

Vetingu është si një check up, në fillim duhet që të përcaktohet diagnoza, duke kaluar në një sitë ne do përcaktojmë edhe sesa ka qenë e ndikuar Policia nga kriminalitetit. Dhe më pas do kalojmë te faza e dytë që është rimëkëmbja.

Deri më tani Drejtorët e Policisë kanë qenë të emëruar nga ana e politikës, dhe emërimet që ata kanë bërë në shkallët e tjera ka qenë po njësoj. Kjo faktohet dhe nga çështjet e shumta të fituara në Gjykata nga ana e Policëve që janë liruar nga detyra.

Kjo i ka shkaktuar Buxhetit të Shtetit shifra shumë të larta dëmesh. Deri më tani drejtorët e Policisë nuk kanë mundur që të komunikojnë si duhet me vartësit e tyre, po funksionojnë vetëm në nivel urdhërash.

Ka pasur emërime nga lart poshtë, ku mungon fryma kolegjiale. Ne duhet të heqim dorë nga drejtorët urdhëdhënës. Drejtori i Policisë duhet që të marrë mendimin e të gjitha strukturave.

Këto kanë qenë katër vitet më të errëta të Policisë shqiptare. Policia është lënë jashtë nga disa aksione të rëndësishme, për shkak se në rradhët e Policisë ka pasur njerëz që kanë pasur lidhje me trafikun e drogërave.”, u shpreh Fishta.

(E.L/FAXWEB)

Etiketa: policiavetingu ne polici
Pas

E FUNDIT/Miliona euro kokainë e pastër, kush i lajmëroi autoritetet shqiptare?

Para

Bastiset gjatë natës shtëpia e emigrantëve në Korçë. Hajdutët çanë murin e pasëm të banesës dhe…

Para
Bastiset gjatë natës shtëpia e emigrantëve në Korçë. Hajdutët çanë murin e pasëm të banesës dhe…

Bastiset gjatë natës shtëpia e emigrantëve në Korçë. Hajdutët çanë murin e pasëm të banesës dhe…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

Berisha sqaron pse mungoi prej katër ditësh në publik

Përçarje në SHBA: Trump përjashton shefen e Inteligjencës nga diskutimet për Iranin

I mituri në Gjirokastër arrestohet për sulm me thikë ndaj një 49-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.