Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej dy ditësh ndodhet në Helsinki, ku po zhvillohet takimi vjetor i Partive Popullore Europiane, ku ka shfrytëzuar rastin për kërkimin e mbështetjes për Vetingun politik.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se ka siguruar mbështetjen e liderëve të PPE-së për betejnë e opozitës për pastrimin e politikës nga krimi.
Ai shkruan:
“Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki.
Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb dhe #ManfredWeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave.
#up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”.
(B.B/ Faxweb.al)