20:28 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetingu nga SHÇBA, Fishta: Nuk ka kapacitete në personel, nuk ka afat për përfundimin e procesit

09:37 | 01/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetingu nga SHÇBA, Fishta: Nuk ka kapacitete në personel, nuk ka afat për përfundimin e procesit

Sadedin Fishta, Kreu i sindikatës së policisë ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka komentuar disa çështje të ndjeshme siç janë Vetingu në radhët e efektivëve, si dhe ngjarjet kriminale të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit.

Lidhur me Vetingun në Polici, Fishta theksoi se sindikata ka kërkuar që procesi të shtrihej kryesisht në nivelet drejtuese, dhe jo te efektivët e thjeshtë. Sipas tij SHÇBA e ka të pamundur që të përfundojë në një kohë të shkurtër procesin e Vetingut, pasi nuk ka kapacitete në personel.

‘’Çdo ligj që miratohet në Kuvend dhe nuk gjen zbatim në terren, bën efektin e kundërt me atë për të cilën është miratuar. Ligji për Vetingun në polici nuk solli asnjë rezultat pozitiv në këto 2 vite. Ne si grup interesi kemi qenë që ligji i Vetingut të shtrihej vetëm në nivel drejtues, dhe jo në nivel zbatues. Vetë SHÇBA nuk ka mundësi që të zbatojë Vetingun, ashtu si ndryshimet që u miratuan në seancën e fundit në Kuvend, pasi nuk i ka kapacitetet e duhura.

Çdo ngutje ka dhe pasojat e veta SHÇBA jo vetëm që nuk ka personelin e duhur, nuk ka afate se kur do të përfundojë, është i pafundëm nga momenti kur ligji hyn në fuqi, dhe njëkohësisht SHÇBA duhet të merret dhe me ankesat. Me këtë personel është e pamundur që ta realizosh në një kohë të shkurtër”, u shpreh Fishta.

Fishta thotë se sindikata e policëve është përjashtuar nga hartimi i ligjit të Vetingut, ndërsa ka denoncuar dhe koston e lartë të këtij procesi, që është rreth 3 milionë euro.

‘’Këto kosto do ja vlenin në rast se ligji zbatohej në rrugë korrekte, pasi do shërbente dhe për imazhin e punonjësve, që preket herë pas here nga politika. Vetë punonjësit e policisë nuk marrin përfitimet që duhet, dhe kushtet janë ende jo të mira”, u shpreh Fishta, duke marrë parasysh që punonjësve të policisë për një kohë të gjatë nuk u janë paguar as honoraret.

Fishta shtoi se ende sot mjetet me të cilat punojnë efektivët e policisë janë të prapambetura, ndërsa punonjësit nuk pajisen as me uniforma, të cilat detyrohen që ti blejnë më paratë e buxhetit të tyre familjar.

Lidhur me lëvizjet e drejtuesve të policisë, pas ngjarjeve kriminale në Shkodër, Fishta u shpreh se është e domosdoshme që ata të njohin terrenin e qyteteve ku shkojnë. Ai theksoi se mbulimi i territorit duhet të ketë numrin më të madh të punonjësve, në krahasim me ata që qëndrojnë në zyra.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: fishtasadedin fishtavetingu ne policivetingu nga shcba
Pas

Arrestohen dy shqiptarët në Itali, bashkëpunonin me familjen mafioze (Emrat)

Para

Durrësi dy ditë pa ujë, OST stakon energjinë elektrike

Para
Durrësi dy ditë pa ujë, OST stakon energjinë elektrike

Durrësi dy ditë pa ujë, OST stakon energjinë elektrike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.