Gerti Shella, drejtues i INFOÇIP ka qenë sot në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka komentuar monitorimin e bërë ndaj gjykatave në vend, ku ka një numër shumë të lartë dosjesh që kanë mbetur pa u hapur, për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve.
Shella u shpreh se është e domosdoshme shtrimi i ntrupave gjyqësore, pasi çdo qytetari duhet ti garantohet e drejta për të pasur akses sa më të shpejtë të shqetësimeve të tyre.
“Ne nxorëm një vlerësim ku për herë të parë pamë sa masive janë pushimet nga puna, ngritëm alarmin për numrin e lartë të dosjeve që janë dërguar në Gjykatën e Lartë, dhe nuk janë shqyrtuar. Duhen të paktën 20 vite që me 19 gjyqtarë që ka të përcaktuar Gjykata Kushtetuese të shikohen të gjitha dosjet dhe rekurset. Ne kemi rekomanduar shtimin e trupës gjyqësore.
Kemi përkeqësim të treguesve për të pritur në Gjykatën e Vlorës nga viti 2016 kur nisi Reforma në Drejtësi, një qytetari i duhet që të presë 540 ditë që çështja e tij të merret parasysh. Reforma gjyqësore në rrethe synon ricentralizimin e gjykatave, me këtë Reformë syohet që të ketë 3 gjykata apeli ng 7 që janë momentalisht. Psh. Gjykata e Apelit në Durrës të transferohet në Tiranë, por kjo do të sillte një zvarritje të shumë çështjeve”, tha Shella.
Më tej ai këmbënguli se asnjë nga hartuesit e Reformës në Drejtësi nuk kanë marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve, kur kanë hartuar vijimin e të gjithë procesit, dhe se është e papranueshme që gjykatat të mbyllen për shkak të mungesës së trupave gjyqësore.
‘’Reforma e rreetheve gjyqësore, duhet të hapë më shumë fronted he zyra gjykimi dhe jo ti pakësojë ato, por jemi përballë situatës që procesi i Vetingut është duke boshatisur gjykatat. Do të kemi një kompromentim të një parimi thelbësor, që është ofrimi i shërbimit gjyqësor aty ku është i nevojshëm. Duhet të ketë një ndërmarrje që nuk bie në kurriz të publikut.
Nuk na intereson që të lëmë publikun pa një derë ku të trokasë.
Duhert të kishte një qendrim publik nga hartuesit e Reformës në Drejtësi për këto problematika që kanë dalë tashmë rrugës, gjykimi kritik për këtë çështje do të sillte vetëm pasoja pozitive. Nëse duhet që në një moment një gjyqtari i ndërpritet karriera, duhet patjetër që të ketë një person që do të zërë vendin e tij. Unë nuk e kuptoj sesi ne nuk po nxjerrim më gjykatës”, tha më tej Shella.