Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha doli këtë të mërkurë para Komisionit të Pavaruir të Kualifikimit për t.ju nënshtruar procesit të Vetingut.
Pas verifikimit të pasurisë nga KPK, Vitore Tusha doli një figurë e pastër e gjyqësorit, me pasuri të justifikuara. Relatorja u shprej se sipas ILDKP, deklarata e pasurisë së Tushes është e saktë, nuk ka deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe se është e justifikuar.
Gjyqtares Tusha i janë hetuar një apartament në Tiranë, tokë arë 500 metra në Farkë, ndërsa i ka mbetur pa likujduar edhe 15 mijë euro nga një apartament në gjirin e Lalzit. Në seancë u raportua se për gjyqtaren Tusha ka pasur 5 ankesa nga qytetarë të ndryshëm.
Pasi rezultoi me pasuri të justifikuar, Tushe u pyet për aftësitë profesionale, mbi Konventën Evropiane, barazinë para ligjit apo kufizimin e lirisë. Pas përgjigjieve të këtyre pyetjeve, avokati mbrojtës, Arben Llanaj u shpreh se nuk rezulton që Tusha të ketë papërshtatshmëri profesionale, etike dhe pasurore dhe për këtë gjë duhet të vijojë detyrën e saj.
E pranishme në seancë ishte edhe vetë gjyqtaria Tusha, ndërsa KPK u tërhoq për të dhënë vendimin nesër në orën 9 të ditës së enjte.
(M.Q/Faxweb)