Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, ka qenë gjyqtari i radhës që ka dalë para trupës së KPK, në seancën dëgjimore.
Në raportin e dorëzuar nga ILDKPI thuhet se deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka fshehje pasurie.
“Subjekti nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë. Ka apartament 143 m² në Don Bosko. Për apartamentin në Don Bosko ka përputhje për çmimin. Artan Broci ka një tjetër apartament 159 m² në Don Bosko dhe apartament 147 m² në Rashbull”- thuhet ndër të tjera në raportin e KPK.
Për vlerësimin e figurës, DSIK konstaton përshtatshmëri të gjyqtarit Artan Broci.
Discussion about this post