Kryeministri Rama po flet para qytetarëve tëTiranës në kuadër të asaj që quhet ‘llogaridhënie para qytetarëve’ ku ka folur për arritjet e qeverisë së tij.
Rama tha se janë arritur dy objektiva historik, që janë rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europina, një test që Rama e konsideroi si më të vështirin në Europë, por edhe vetingun.
Në lidhje me vetingun kryeministri u shpreh se nuk do të bëhej nëse PS nuk do të merrte e vetme pushtetin. Rama tha se pallati i drejtësisë po shkundte dhe do të pastrohet nga ky proces ku më pas çdo politika “qoftë i gjatë apo i shkurtër”, do të përgjigjet kur ia kërkon drejtësia.
“Së pari ne në këto 6 muaj kemi fainalizua marrjen e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave dhe është një rezultat që ka ardhur falë punës dhe reformave, dhe është një rezultat që është njohur nga Komisioni Europian i cili ka mijëra njerëz për tu marrë më shifrat dhe faktett që bazohet tek ekspertiza. Është Komisioni më i vështirë që ekziston në Europë dhe ne e kemi marrë këtë provim. Së dyti kemi realizuarn një objektiv tjetër historik që është vettingu që nëse nuk do të kishte qenë vota për ta çuar të vetme PS-në në qeveri sot nuk do të ishte duke u tundur pallati I drejtësisë. Flasim për Shqipërinë e të nesërmes dhe janë objektiva të arritura që janë në funksion të asaj që vjen më pas.
Shumë njerëz I dëgjoj që thonë po pse, kaq ishte puna që këta të iknin nga vettingu? jo, kjo është një dardhë që e ka bishtin mbrapa, por për momentin kaq është puna e vettingut që të pastrojë pallatin e drejtësisë dhe pastaj ata që hyjën aty, të drejtës ti thonë e drejtë dhe të padrejtës të padrejtë, ata që do të vednosen do të ndajnë sharpin nga sheqeri, dhe të gjithë këto që ikin do të kthehen por jo si gjykatës dhe prokuror por për të dhënë llogari, por edhe politikanët nga më i gjati tek më i shkurtri të mos mjaftohen duke thënë se unë jam i ndeshëm dhe ai hajdut, por ta provojnë kur ti thërrasë prokuroria apo gjykata”, tha Rama. (B.H/Faxweb)