Në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin për Vettingun Rama u shpreh se ai do të votohet bashkë me opozitën në parlament dhe kjo nuk ka asnjë dyshim.
“Saliu ka folur tre herë më shumë në gjithë këtë periudhë sesi ka filluar ai. Votuan Vettingun si Çeço me po këta as mustaqe nuk kishin. Vettingu do bëhet me opozitën në parlament dhe ska asnjë dyshim për këtë.
Unë po ju them që nëse çadra ishte një dramë e vërtetë për një të drejtë kushtetuese të opozitës parlamentare, kjo është një komedi e vëretë. Unë jam këtu për të bërë debat për Berishën, po më nuk ka. Partia Demokratike ka një jetë përpara por duhe ttë shpëtojë nga Saliu.
Nuk kam një ofertë që të dalë Partia Demokratke nga kriza, kjo është një lidershipi i Parisë Demokratike, bashkuar me përfaqsuesit e degradimit të mediave sot, bashkuar me ca përfaquese partish pa parti, është një krizë e shpikur, artificiale. Nuk kemi krizë politke, kemi krizën e një partie të madhe politike. Lëre se flas vetë me ata, ata janë të 1 miliontë shumë më të qartë se ata që fitojnë para duke diskutuar nëpër emisione. Më sill një kafe turke dhe ta shohim e sheh ti apo e shoh unë. ” u shpreh Rama.
(J.V/Shuplaka)