Është konfirmuar në detyrë kreu i Gjykatës Administrative Korçë, Sokol Ibi.
Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Hetimi për gjyqtarin, është kryer në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Sa i takon pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.
U hetuar pasurua shtëpi banimi 127 metra katrorë, së bashku me tokën bujqësore në Pogradec. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar një tokë bujqësore. Komisioni ka konstatuar mospërputhje ne deklarime, për blerjen e pronës bujqësore dhe një banese.
KPK gjithashtu, ka konstatuar dy kontrata shit-blerje për pronën, njëherë në vlerën 100 mijë lekë, njëherë 145 mijë lekë. Në kontratën e dytë është e detajuar secila nga pasuritë.
Nga analiza financiare e depozitave bankare të deklaruara, iu kalua barra e provës në lidhje me pamundësinë financiare për dy depozita në vlerëb 700 mijë lekë, para fillimit të detyrës.
KPK ka konstatuar edhe përdorimin e një mjeti mercedes benz, në bazë të kontratës hua përdorjes nga babai i tij. Babai e ka blerë në 2008, por policat e sigurimit nga 2011 deri në 2018 janë paguar nga subjekti. Më tej është konatatuar se babai nuk ka leje drejtimi. Komisiini ngriti dyshime në lidhje me pronësinë e këtij mjeti.
(K.H/FAXWEB)