Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur ditën e sotme seancën dëgjimore për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Xhoxhaj ndodhet në sallë, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.
Treshja gjykuese për Xhoxhajn përbëhet nga Genta Tafa, Etleda Çiftja dhe relatorja Brunilda Bekteshi.
Sipas komisionin Xhoxhaj nuk justifikon dot një apartament prej 100 metrash katrorë në Gjirin e Lalzit.
Pavarësisht se pasuria është e justifikuar sipas ILDKPI-së, KPK deklaron se janë bërë verifikime të mëtejshme dhe se gjyqtarja ka bërë deklarime të rreme.
(F.G/Faxweb.al